“Jackie” në ritmin e një momenti historik

29 Janar 2017 - 19:09      

“Jackie” është film i punuar me shije. Lëviz në një ritëm të kontrolluar me profesionalizëm dhe përshkruan një ngjarje me rëndësi historike.

Portretizon Jackie Kennedyn, të luajtur mirë nga Natalie Portman; sjell tronditjen, goditjen, ekzistencën e saj në ditët mes vrasjes brutale të Presidentit John Kennedy dhe funeralit shtetëror: periudhë të cilën filmi mundohet ta përkujtojë moment pas momenti, me skena të vetmuara e pa fjalë në korridore, afrimin e kamerës në fytyrën e saj, pëshpërima të konspiracionit, kujtime të rëndësishme të kohëve të lumturisë.

Kolona zanore orkestrale e Mica Levit, me disonancë të butë të harkorëve, i ndihmon trishtimit elegjik të saj dhe stresit post-traumatik, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”. Regjisor i filmit është kiliani Pablo Larrin, derisa ky është filmi i tij i parë në gjuhën angleze.

Kjo ishte një kohë kur zonjës Kennedy iu desh të luftonte për të drejtat e saj personale që të marrë pjesë në komemoracion dhe të mbajë zi, dhe i zihej fryma nga klubi i djemve të përbërë nga të afërmit e Kennedyt dhe ekipi “Lyndon B Johnson”.

Në veçanti, ajo refuzoi sugjerimin se nuk duhet të ecte pranë arkivolit. Ishin marrë masa të mëdha të sigurisë – mundësia për horrorin e papritur me vrasjen e dytë – por ajo refuzoi që të fshihej nga historia ai moment.

Natalie Portman shfaqet në rol e kujdesshme dhe inteligjente, e rregulluar dhe e zbukuruar; gracioziteti fisnikëror i Jackiet duket se bashkekziston me tensionin e saj të brendshëm.

Skenat e saj janë gjithmonë mirë të menaxhuara, secila prej tyre është e ndërtuar si me porosi, që të duket si një klip për shou të shpërblimeve. Por në vend se të paraqesin eksperiencat shokuese dhe të gjalla në të kaluarën dhe të tashmen, e tëra prezantohet si kujtim pa kuptim, duke inkuadruar presionin... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...