“Discovery” për jetën në botën e përtejme

29 Janar 2017 - 17:07      

Pyetja më e rëndësishme në filmat e mirë fantashkencë nuk është “Çka nëse?”, por “Çka më pas?” Premisa e Charlie McDowellit, “The Discovery”- çka nëse do ta dinim se jeta e përtejme është e vërtetë? – në mënyrë natyrale ka marrë vëmendjen në “Sundance”.

Është mënyra se si McDowell e ndjek këtë ide dhe si mundet ose nuk mundet ta ndryshojë botën që e njohim, gjë që e vë “The Discovery” në test, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”. Këtë film, sikur atë debutues, “The One I Love”, McDowell e shkroi bashkë me Justin Laderin. Hapet me prolog të ngadalshëm, por edhe me dredhi.

Thomas Harbor (Robert Redfort), shkencëtari i cili sjell dëshmi se ka një formë jetese pas vdekjes, gjendet në mes të mbrojtjes së zbulimeve të tij para një intervistueseje televizive kur një pjesëtar i ekipit të saj e ndërpret për t’ia hedhur trutë në erë. Por për dallim me filmin e vitit të kaluar që flet për vetëvrasjen para kamerës së transmetueses së lajmeve, Christine Chubbuck, filmi i tij nuk është aq protestues sa është një ftesë: nëse ekziston një botë tjetër, nuk mund të jetë më e keqe se kjo, prandaj përse të mos shkojmë atje sa më shpejt që mundemi? Duke kaluar nëpër kohë Thomas Harbor fshihet.

Vetëvrasja është përhapur gjithandej, duke marrë jetët e atyre njerëzve në kërkim të asaj se çfarë vjen më pas. Djali i tij Will (Jason Segel), neurolog, e konfronton babën e tij, por gjatë rrugës në ishullin e Thomasit ai takohet me Islan (Rooney Mara), një biondinë e bukur, e cila bëhet bashkëpunëtorja e tij, duke e sfiduar dhe duke bashkëpunuar teksa ai mundohet ta gjejë rrugën drejt së vërtetës, ose të paktën të vërtetën.

Pyetja se nëse jeta e përtejme ekziston është sa epistemologjike, aq edhe metafizike: nëse jo domosdo e tëra, të paktën një përqindje e besimtarëve në botë i kanë pasur dëshmitë e nevojshme. Zbulimi i Thomas Harborit mund të duket zgjidhja e kësaj pyetjeje, por po ashtu siç thotë djali i tij “dëshmia nuk duhet të jetë e madhe; duhet të jetë definitive”. Grupi i ndjekësve, të cilët e rrethojnë Thomasin, duken më shumë si pjesë e një kulti, të cilët e kanë shkëmbyer besëtytninë primitive me faktin... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...