29 Janar 2017 - 15:04
Ai vazhdon të mbetet i gjallë për mua, por nëpërmjet kujtimeve nga koha e fëmijërisë – me jelekun kadife e me llullë: lojërat me fjalë që i luanim gjatë pasditeve kur binte shi në sallën e pritjes së ndonjë hoteli pranë bregdetit apo në zallin e plazhit kur frynte erë: për një kuti duhani që e hidhte në ajër për të më argëtuar mua, tek e ngrinte dhe e ulte poshtë sikur me efekte të ngadalësuara nëpër degët e një peme.
Këto kujtime nuk mund të shërbejnë asgjë për të ndriçuar se kush ishte gjyshi im apo sesi mendonte ai, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”. Asgjë përveçse për religjionin e tij: mbaj mend emocionin në zërin e tij kur recitonte lutjet fetare me mua në mbrëmje dhe turpin që ndieja në kishë të dielave kur ai insistonte të gjunjëzohej teksa gjithë të tjerët qëndronin ulur dhe me zë të lartë ai përgjigjej në latinisht, teksa gjithë të tjerët flisnin anglisht.
Këtu është një e dhënë për personalitetin e tij: një vetëbesim impresionues në mendimet e tij dhe një vetëbesim i paluhatshëm që nuk kishte të bënte aspak me gjyshin e dashur dhe argëtues që njihja unë. Natyrisht që isha shumë i ri për të pyetur atëherë sesi ai pajtonte botën panteiste, të cilën e kishte krijuar me krishterimin e tij të zjarrtë.
Më vonë e kuptova që gjyshi im nuk ishte vetëm autor i “The Lord of the Rings”, por edhe një gjigant intelektual, i cili fliste dhe lexonte në disa gjuhë dhe ishte ekspert me famë botërore në fushën që kishte përzgjedhur.
Babai im pareshtur ia ka kushtuar kohën e tij redaktimit të shkrimeve të pabotuara të gjyshit tim, për t’i botuar ato pas 43 vitesh qysh kur ai kishte vdekur dhe kjo deri më tani ka rezultuar me më shumë se 20 libra... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...