29 Janar 2017 - 13:00
Rrugën për te ajo e tregojnë edhe sinajlizuesit e trashëgimisë kulturore të vendosur nëpër qytet, ani pse ajo nuk ka nevojë për “reklamë”, meqë zë vend në zemër të Qendrës Historike të Prizrenit. Pothuajse të gjitha rrugët çojnë te ajo, shkruan sot “Koha Ditore”.
Kisha ortodokse është dëshmi e diversitetit kulturor e etnik në qytetin e moçëm e monumental të Kosovës. Është vlerë monumentale e trashëgimisë kulturore të Kosovës. Me mure të ulëta rrethuese kufizohet një kopsht i gjerë, që mirëmbahet dimër e verë.
Prapa portës që rri e hapur qëndron kabina e Policisë së Kosovës, e njësitit të veçantë të këtij institucioni për ruajtjen e objekteve të kultit fetar. Nga dy policë qëndrojnë çdo herë aty. E jashtë mureve janë tavolinat e kafiterive përballë, që verës janë të mbushura me njerëz që shijojnë makiato a bozë... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...