29 Janar 2017 - 11:22
Elsa Raqi është vetëm nëntëmbëdhjetëvjeçare, por tashmë ka shkruar dhe kompozuar tetë këngë. Shpirtërorja dhe emocioni përcjellin vargjet që rrëfejnë një pjesë të jetës së saj. Momentet e përjetuara në kohë dhe vend të caktuar vijnë si një copë rrëfimi real ku gjithsecili mund ta gjejë veten.
Dhjetorin e vitit të kaluar, në paraqitjen e saj të parë publike në një prej kafeneve të kryeqytetit, ajo shpalosi talentin para një numri jo fort të vogël në audiencë. Në një ambient intim, Elsa bëri për vete të gjithë. E më së shumti deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili. Ai madje edhe u përlot. Falë një postimi që ai bëri në faqen e tij zyrtare në Facebook, talenti i Elsës u pa nga mijëra njerëz.
Ishte pianisti i talentuar kosovar, Fatjon Miftari, ai i cili u bë sebep për tërë këtë ngjarje. Sapo kishte dëgjuar zërin e Elsës kishte vendosur që atë ta dëgjonin edhe të tjerët. Miftari bashkë me këngëtarët e njohur Shpat Deda e Genc Salihu, realizuan ëndrrën e Elsës. E publikut i dhanë mundësi që të bëhen dëshmitarë të lindjes së një ylli të ri në muzikën kosovare... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...