Rama: Kadare, shkrimtari që ngriti gjuhën tonë në lartësira të panjohura

28 Janar 2017 - 23:04      

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes rubrikës së tij “Amarkord” i ka uruar ditëlindjen shkrimtarit të mirënjohur shqiptar, Ismail Kadare, ndërsa ka thënë se ai mbetet maja e penës shqiptare.

“Ismail Kadare, në 81 vjetrin e tij të lindjes, mbetet maja e penës së letërsisë shqipe, shkrimtari që e ngriti gjuhën tonë në lartësira të panjohura dhe mbresoi çdo lexues me forcën magnetike të talentit të tij letrar”, ka shkruar Rama, transmeton Koha.net.

Ai më tutje ka thënë se, “fjalët janë të tepërta në këtë episod të kësaj rubrike po mbase ia vlen pikërisht ky rast për t’u kujtuar edhe që pas një burri të shquar, siç thotë frengu Legouve, qëndron gjithmonë një grua e veçantë”.

“Gëzuar Ismail Kadare dhe u bëfshin 100 vitet e romanit të jashtëzakonshëm të jetës suaj krijuese”, ka përfunduar Rama.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...