“Time” për shqiptarët: Heronjtë që shpëtuan hebrenjtë

28 Janar 2017 - 22:54      

“Edhe në kohët më të errëta ka heronj, edhe pse shpesh ata mund të jenë njerëzit që ne presim më së paku”, shkruan Melissa Chan në revistën prestigjiozë “Time”.

Ajo thotë se ky është mesazhi që një organizatë globale jofitimprurëse shpresoi të shpërndante të Premten, në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit, kur organizoi një ekspozitë të vogël në një sinagogë në New York.

Ajo thotë se kjo ekspozitë vë në dukje “historitë e myslimanëve që rrezikuan jetët e tyre për të shpëtuar hebrenjtë që persekutoheshin gjatë Luftës II Botërorë.”

“Megjithëse dy grupet fetare shpesh prezantohen si në kundërshti, kjo ekspozitë është një kujtesë se ata kanë ndarë një histori të rëndësishme bashkëpunimi dhe ndihme të ndërsjellët”, shkruan revista, raporton KP.

Pjesë e historive është edhe Khaled Abdul Wahab, i cili strehoi dhjetëra hebrenj në Tunizi apo Abdol Hossein Sardari, një diplomat iranian që ka ndihmuar mijëra hebrenj duke u dhënë pasaporta për t’u shpëtuar ushtarëve nazistë.

“Time” thotë se “grupi po ashtu njeh Pilkus-in, një familje myslimane në Shqipëri që ushqeu Johanna-n e re dhe të ëmën në shtëpinë e tyre gjatë pushtimit gjerman dhe i bindën të tjerët se ato të dyja ishin pjesëtarë të familjes nga Gjermania”.

“Ata rrezikuan jetët e tyre për të shpëtuar tonat”, 86-vjeçarja Neumann tha për “Time” të premten. “Nëse do të zbulohej se ne ishim hebrenj, e gjithë familja do të ishte vrarë. Atë çfarë bënë këta njerëz, nuk e bënë shumë kombe evropianë”, shtoi ajo. “Ata u bënë të gjithë së bashku dhe ishin të vendosur për të na shpëtuar”.

Koleksioni me 15 histori tregon se si njerëzit u bënë bashkë për të mbrojtur njëri-tjetrin madje edhe në ambiente ekstreme lufte, thanë organizatorët. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...