28 Janar 2017 - 20:11
Që të gjithë këta kanë parasysh portretin e një dijetari të sprovuar të studimeve të thelluara e të rezultateve që gëzojnë gjithandej njohje të përgjithshme dhe që i sigurojnë pa dyshim sot e mot një vend të denjë në Galerinë e të Mëdhenjve të studimeve albanistike, shkruan “Koha Ditore”.
Nuk premtojnë as koha as vendi që sot e këtu të përthekohet gangull e të parashtrohet e zbërthyer e gjithë puna kërkimore shkencore e një jete të tërë. Megjithëkëtë, përmbledhtas e në vija të trasha diçka edhe mund të përvijohet e të veçohet për segmente të caktuara.
Profesori ynë u formua në rrjedha teorike të avancuara të gjuhësisë krahasuese dhe në praktikën filologjike shkencore të kohës së tij, duke ecur sidomos në gjurmët e albanologëve dhe ballkanologëve të shquar e të mirënjohur Petar Skok, Henrik Bariç, Karlo Taliavini. Studimet e romanistikës, bashkë me zotërimin e mirë të gjuhëve kryesore të kësaj dege e të gjuhëve të tjera, do t’i hapnin perspektiva e horizonte të gjera për t’u njohur drejtpërdrejt me informacionin shkencor linguistik aktual, por edhe për t’u pajisur me një bagazh njohurish profesionale teorike-metodologjike përkatëse të domosdoshme.
Dialektologjia aktuale e historike, historia e gjuhës së shkruar në përgjithësi e sidomos e gjuhës së shkruar me alfabet arab në Kosovë në veçanti, morfologjia historike e shqipes e problemet e diskutueshme të saj, historia e leksikut, me theks të veçantë në interferencat e dyanshme gjuhësore shqiptaro-sllavojugore, kryesisht nga burime të shkruara, onomastika mesjetare dhe e mëvonshme, si dhe njësimi i standardit mbarëshqiptar janë fushat kryesore në të cilat lëvroi thellë autori ynë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...