Imponimi i dialektit të Jugut

28 Janar 2017 - 22:09      

S'ka dyshim se, gegënishtja, ka nji thesár fjalësh e shprehjesh shum të pasun. Këto fjalë, ene nuk kanë zanun vend, si duhet, në gjuhën e shkrueme, për arsye se, deri sod, nuk janë bamë kërkime e hulumtime kudo.

Për t'i mbledhun këto fjalë, âsht nevoja me ardhun në mârrëdhânje me popull dhe me jetue, për të gjatë mot, në gjinín e 'tij. Edhe për toskënishten nuk po thom se, fjalët e saja, jane notue të tâna. Jo. Fjalët e dy dialekteve, ka për t'i mbledhun e për t'i grumbullue koha e ardhëshëme, shkruan “Koha Ditore”. Unë, thom se, gegënishtja, edhe për sa i përket vokabolarit, âsht mâ e pasun se toskënishtja.

Mjeshtrija në kuvend

Unë, për llogarín t'eme, nuk mund t'i daj. Ato dhe këto, janë pasuní e përbashkëtë e shqipes. Në çdo skaj qi të jetë, kur t'a gjejme nji fjalë, duhet t'a perdorim, tue e vumë në vendin e përshtatshëm.

Âsht për t'u mburrun, kur mendojmë se, si populli i ynë, qi ka qenë me shpirtë ndër dhâmbë gjatë mija vjetve, ka mund me e ruejtun gjuhën e vet. Me armë në dorë e me zjarm në gji!... Për kët popull duhet me u flijue. Aní, pse ndokush, pá hymë me i peshue vlerat e tija morale dhe pá hymë me i shoshitun rrethanat e ndryshëme historike, tregon pesimizmë për 'të.
Veçanisht, duhet t'iu jemi mirënjoftësa maleve, të cillat, tue e pasë thurun vendin t'onë rreth e rrotull, kanë formue nji pritë, qi nuk ka mund anmiku me e kapërcyem pá vûmë në rrezik rradaken e vet.

Ky popull, ishte aj, qi, dikuër, pat formue perandorína, si ajo e Illërís – Illiris - dhe e Makedonís. Ky, edhe kur u zgjidh, pat fërkue brînat me forca imperiale n'epokat e ndryshëme. Për trimní e për heroizmë, mos e kërko mâ të mirë në ftyrë të totës. Bile, edhe sod, me gjithë qi regjimi i terrorit, po ban çmos për t'a shfisnue, aj, po e provon se, po ruen me kujdes e me fanatizmë cillësínat e lavdishëme të trashigueme prej të parëve të vet. Nuk ka ramë shpirtënisht. Nuk âsht shkllahun.

Prá, na, jemi - dhe duhet te jemi - krénare si pinjoj të këtij populli.

Âsht nji fakt sihariques se, populli shqiptár, sod, pá dallim féje dhe pá dallim krahine, âsht bashkue; âsht njitrupzue. Çdo shqiptari i rrehë nji zemër e përbashkëte. Pra, do të vijë nji kohë - dhe shpejt - qi shqiptarët, do të kenë të përbashkët dhe gjuhën; por, pá imponime e pá dhunime... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...