28 Janar 2017 - 16:08
Rrëfimet për gjenocidin në Gjermaninë naziste të Adolf Hitlerit, në të cilin u vranë rreth shtatë milionë hebrenj, nuk janë shteruar kurrë. Industria e filmit, njësoj sikur ajo e botimeve, sot e kësaj dite, eksploron e dramatizon historitë e dhimbshme të atyre që i mbijetuan kësaj historie. E sikur rrëfimi i saj të ishte pak më shumë i njohur për botën, Ester Stela Levi (76) lirisht mund ta zëvendësonte pianistin apo pronarin hebraik të librarisë - të dy personazhe të filmave me ngjarje të frymëzuara nga Holokausti, shkruan sot Koha Ditore.
Nën direktivat e një regjisori me nam, aktorja që do të portretizonte Esterin, do të mundë të shndërrohej në zërin e fuqishëm për ta rikthyer në ekran fatin e hebrenjve në tmerret e Luftës së Dytë Botërore. Në skenën e parë të filmit ajo do të ishte një fëmijë shtatëmuajshe, që përfundon duke u shpëtuar nga familja e pastrueses së shtëpisë – një rome me emrin Hajrije. Familja ia beson punonjëses vajzën e vogël, vetëm me një kusht: t’ia shpëtojë jetën. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...