28 Janar 2017 - 15:05
Tekstet e Kosovës e të Shqipërisë nuk i përmendin askund qëndrimet armiqësore të shqiptarëve dhe vrasjet e ushtarëve dhe të civilëve serbë, që në fund të vitit 1915 po largoheshin nga Kosova nëpërmjet vargmaleve të Shqipërisë, shkruan Shkëlzen Gashi në pjesën e shtatë të serisë “Tekstet mësimore të historisë së Kosovës, Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë” botuar sot në Koha Ditore.
Tekstet e Maqedonisë e përmendin përciptazi këtë tërheqje dhe gjendjen e popullsisë civile në vendet e okupuara, në Serbi dhe Mal të Zi, nga ushtritë gjermane, austro-hungareze dhe bullgare, të cilën e përshkruajnë si shumë të rëndë. Në anën tjetër, tekstet e Serbisë dhe të Malit të Zi përqendrohen më shumë te kjo tërheqje, duke i vënë në pah vështirësitë dhe humbjet e shumta të ushtarëve e të civilëve serbë që po kalonin Bjeshkëve të Nemuna, duke e quajtur “golgota shqiptare”. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...