Shkencëtari simbol i një epoke të albanologjisë

28 Janar 2017 - 13:54      

I njohur si studiues që ka arritur në piedestalin e hulumtimeve dhe të nxjerrjes së konstatimeve për gjuhën shqipe, akademiku Idriz Ajeti ka rrumbullakuar një shekull jetë.

Të premten, kur edhe ka festuar ditëlindjen e 100-të, Ajeti, që është njëri prej atyre pa të cilët shqipja nuk do të ishte ashtu siç është, ka marrë vlerësime të larta për veprimtarinë e tij. Njëri prej penave shqiptare, ndër më të zotët në studimet albanologjike, është parë si portreti më i mirë i një shkencëtari, aktivisti shoqëror, politik, kulturor e mësues i brezave të studiuesve të rinj, shkruan sot Koha Ditore.

Pavarësisht moshës, Ajeti ka qenë i pranishëm në Konferencën jubilare-shkencore, që është mbajtur të premten në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës për nder të tij. Autoritetet më të larta shkencore, përfshirë akademitë e shkencave dhe të arteve të Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe ato politike e kanë cilësuar Ajetin si Eqrem Çabej i Kosovës e njeriu që simbolizon një epokë të albanologjisë.

Përderisa presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka dekoruar me “Medaljen Presidenciale të Meritave”, kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Shqipërisë, akademik Muzafer Korkuti, i ka ndarë Ajetit “Çmimin e Karrierës Shkencore Akademike” për vitin 2016. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...