Rikthimi i imazheve të së kaluarës

28 Janar 2017 - 10:55      

Në objektin e “Domit të Armatës” të dikurshëm në Ferizaj është pasqyruar jeta në Gjermaninë e ribashkuar dhe në ish-Jugosllavinë të krijuar e të shkatërruar me luftëra.

Ndërtesa e institucioneve kulturore në Ferizaj deri në përfundim të luftës në Kosovë simbolizonte frikën dhe tmerrin.

Aty qëndronin ushtarakët e ish-Ushtrisë Popullore Jugosllave. Nëpër zyrat e saj bëheshin planet operative për ofensiva ushtarake në rrethinë. Për qëllime ushtarake ishte ndërtuar kastile në fund të viteve tridhjetë prej Jugosllavisë së parë, thekson Ilir Bytyçi, drejtor i Muzeut të Ferizajt, që selinë e ka në të njëjtën ndërtesë, shkruan sot Koha Ditore.

Çaste gëzimi nga jeta e përditshme në Jugosllavinë e Josip Broz Titos janë faktuar nëpër fotografitë e varura në muret e bardha. Prapa shpinës së një çifti është korniza me portretin e mareshalit jugosllav. Nusja me vello me sutë palosur rri pip në këmbë. Dhëndri ulur ka drejtuar shikimin kah fotoaparati. Çasti është pjesë e dekorit të ceremonisë martesore. Në sy bien edhe trëndafilat e lulet në katër cepat e kornizës që reflekton dritën e poçit sipër kokës së komandantit suprem të Jugosllavisë. Të tjerat dokumentojnë jetën në Gjermaninë e bashkuar dhe tmerret e luftërave në vitet nëntëdhjetë në Ballkan.

Ajo është vetëm njëra prej dhjetëra fotografive. Këtë fotografi e ka fotografuar publicisti Bardh Frangu, i cili e ka postuar në Facebook me mbishkrimin “Për nostalgjikët, nga ekspozita ‘Past is now’”. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...