27 Janar 2017 - 22:41
Ajo është shfaqje e cila shtjellon kuptimin e dashurisë dhe luftës në mes jetës dhe vdekjes.
Gjithashtu çmimin për rolin më të mirë të aktores kryesore të festivalit e ka fituar Armenis Nokshiqi-Jovanska.
Ndërsa çmimin për aktorin më të mirë juria i ka ndarë Mentor Zymberajt për shfaqjen në dramën “Aktori në Kuti” por që nuk qe i pranishëm në ndarjen e çmimeve.
Ndërsa juria ndau 4 çmime për Teatrin e Gjilanit i cili njëherësh është mikpritës i këtij festivali duke e shpallur si aktorin dhe aktorin më të mirë në rol dytësor Gani Rrahmanin dhe Emine Toskën për shfaqjen “Im atë e donte Adolfin”.
Gjithashtu kjo shfaqje fitoi çmimin për skenografinë më të mirë të cilën e ndau për Bekim Korçën si dhe për regjinë më të mirë për Ilir Bokshin.
Ndërsa juria ndau çmimin për tekstin më të mirë autorit Bashkim Hoxha për dramën shqipe “Askushi”, njofton korrespodenti i “Kohës Ditore” në Gjilan.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...