Ministria e Komuna vazhdojnë mospajtimet për Teatrin e Operës dhe Baletit [video]

27 Janar 2017 - 21:14      

Ministria e Kulturës dhe Komuna e Prishtinës nuk po arrijnë të pajtohen për lokacionin për ndërtimin e Teatrit të Operës dhe Baletit.

Derisa Komuna e Prishtinës planifikon ta kthejë në park vendin afër Fakultetit Teknik, Ministria e Kulturës insiston se aty do të nisin punimet për ndërtimin e tij.

Thonë se i kanë në dispozicion 300 mijë euro të mjeteve, ndërsa pritet që në të ardhmen të ndahen edhe mjetet tjera. Por zyrtarë të komunës së Prishtinës thonë se gropa, e cila qëndron hapur për vite të tëra, duhet të mbyllet sa më shpejt, për shkak të rrezikut që u kanoset qytetarëve.

Për ndërtimin e Teatrit të Baletit dhe Operës parashihet të shpenzohet një shumë e mjeteve prej 50 milionë eurosh.


Ministra e Komuna vazhdojnë mospajtimet për... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...