27 Janar 2017 - 10:21
E veçanta e kësaj ngjarje ka qenë pjesëmarrja rekorde e publikut. Qindra artdashës kanë qëndruar në këmbë për ta përcjellë këtë shfaqje, pasi ulëset e teatrit nuk kanë qenë të mjaftueshme për të gjithë.
Dy emigrantë në Gjermani, njëri idealist dhe tjetri materialist janë të mbyllur në banesën e tyre, kanë dy ideale, njëri për t’u kthyer në atdheun për të cilin ka sakrifikuar shumë, derisa edhe tjetri ëndërron kthimin në atdhe, por duke marrë pensionin në Gjermani dhe ka zgjedhur një formë jo të zakontë, duke e shpallë veten të vdekur. Krejt këto zhvillime përcillen me situata komike, të cilat e bënë publikun që të qeshet.
Pas shfaqjes, është organizuar debati i zakonshëm, në të cilin janë dhënë vlerësime pozitive për këtë shfaqje.
Në natën e pestë që është edhe fundit në kuadër të “Talia e Flakës”, do të jepet shfaqja “Askushi” e Teatrit” Aleksandër Mojsiu“ të Durrësit, me tekst të Bashkim Hoxhës e në regji të Elios Ibro.
Në natën e fundit do të jetë edhe shpallja e më të mirëve, sikurse që do të jetë edhe mbyllja solemne e këtij festivali.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...