27 Janar 2017 - 10:10
Në Fondin ”Kodikët e Shqipërisë” të AQSh bën dallim një grup kodikësh që datojnë mes shekujve 12-14, të cilët janë prodhuar në zonën e njohur si Terra d’Otranto, në Italinë e Jugut.
Kodikët e kësaj zone njihen në paleografi si kodikë ”italo-grekë” ose ”italo-bizantinë”. Dorëshkrimet bartin shenja specifike, që njihen si tipare të kodikëve të Otrantos-s: pergamenë e cilësisë jo të mirë, e cila ka vrima dhe qepje, si dhe herë-herë përdoret pergamenë e rishkruar (palimpsesti), stili i dekorimit dominohet nga ngjyra e kuqe dhe blu, shkrimi i përket stilit që emërtohet ”stile di Reggio”, germat nistore paraqesin ndikim nga kodikët latinë (në formë dhe përmbajtje), titujt e teksteve dallohen nga shenja ”yellow-wash” (theksohen me ngjyrë të verdhë përsipër).
Ndodhja e këtyre dorëshkrimeve në Shqipëri vetvetiu flet për lëvizjen e lirë të librit, pozitën e Shqipërisë që edhe në kulturën librore zë një vend mes Lindjes dhe Perëndimit, marrëdhëniet intelektuale dhe kulturore të Shqipërisë me ato zona të Italisë, të cilat edhe pas shkëputjes nga Bizanti, mbeten kulturalisht në Bizant.
Koleksioni, pjesë e të cilit janë këta dorëshkrime, ka qenë pjesë e trashëgimisë të ruajtur nga komunitetet ortodokse në Shqipëri, deri sa u bë pjesë e pasurisë dokumentare që sot ruhet në AQSh.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...