“Talia e Flakës”, midis interesimit të publikut dhe krizës së teatrit

27 Janar 2017 - 12:21      

Gjilan, 27 janar - Sikur Teatri i Qytetit të Gjilanit të kishte repertor të rregullt, publikun do ta kishte të sigurt. Dëshmi për këtë është “Talia e Flakës”, festivali i dramës kombëtare, i cili po mbahet në Gjilan, në kuadër të edicionit të 26-të të manifestimit tradicional “Flaka e janarit”.

Në tri netët e “Talias…” salla ka qenë e vogël për të gjithë shikuesit. Ka pasur të atillë që shfaqjet i kanë përcjellë edhe në këmbë. Mbahet pikërisht në institucionin që përballet me mungesë buxheti, i cili ka muaj që është vënë në kërkim të drejtorit, pa ansambël rezident përderisa për repertor të rregullt as që bëhet fjalë. Së paku për pesë net sa zgjat festivali, sikur shuhet etja e publikut, por edhe dalin në pah telashet e jetës teatrore jo vetëm në Gjilan.

“Talia…” është hapur me “Im atë donte Adolfin”, bazuar në romanin e Mehmet Krajës nën regji të Ilir Bokshit, produksion i teatrit nikoqir të festivalit, që ishte dhënë premierë në dhjetor të vitit të kaluar. Pos saj, deri më tani, publiku ka pasur mundësi të shohë edhe shfaqjen “Darka e thërrimeve” me tekst të Refet Abazit nën regji të Qëndrim Rijanit, produksion i Teatrit Shqiptar të Shkupit dhe “Aktori në kuti” me autor, regjisor dhe aktor Mentor Zymberajn.
Rritja e audiencës gjatë netëve të festivalit nga kritikët dhe nga organizatorët e manifestimit “Flaka e janarit” vlerësohet si sukses që ua rikujton dobësitë që përcjellin jetën teatrore në përgjithësi dhe jo vetëm në Teatrin e Qytetit të Gjilanit.

Sadri Daku, panelist në “Talia e Flakës”, thotë se mungesa e fondeve vërehet që nga kostumografia, e cila luan një rol të rëndësishëm sa i përket krijimit të një personazhi. Ai thotë se Ministria e Kulturës e Kosovës do të duhej të mbështeste më shumë teatrot dhe të mos jetë vetëm përgjegjësi e nivelit komunal. Vitin e kaluar, Ministria e Kulturës për të gjitha teatrot komunale kishte ndarë nga 15 mijë euro (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...