27 Janar 2017 - 11:07
Në nenin tetë të Rregullores për dhënien e çmimit kombëtar për veprimtari jetësore “Niketë Dardani” dhe çmimeve për vepra muzikore, përcaktohet që ky konkurs duhet të hapet më datën 15 të muajit dhjetor dhe të jetë i hapur për 30 ditë. Konkursi është hapur tek të martën deri më 24 shkurt. Arsyetimi i zyrtarëve të MKRS-së në lidhje me mosrespektimin e afatit, është se “kjo nuk është hera e parë” që ndodh kësisoj.
Krahas kësaj vonese ky institucion nuk ka përfillur as kërkesat e kompozitorëve. Përkundër pakënaqësive që e kanë përcjellë ndarjen e këtyre çmimeve për vite me radhë, kompozitori Mendi Menxhiqi thotë se edhe kësaj radhe nuk janë marrë parasysh kërkesat e bëra një vit më parë. Vitin e kaluar laureatë të çmimit për vepër jetësore “Niketë Dardani” kanë qenë Sevime Gjinali dhe Seniha Spahiu. Kurse para dy vitesh MKRS-ja nuk ndau fare këtë çmim. Vonesa për shpalljen sipas Menxhiqit është vetëm një prej pakujdesive që bën ky institucion.
Për Ndue Ukajn, shef i kabinetit në MKRS, shkelja e Rregullores është diçka e zakonshme (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...