27 Janar 2017 - 08:38
Ky përvjetor i tij, të cilin rrallë njerëz e jetojnë, do të mbledh sot rreth 30 albanologë, studiues të shqipes e të veprës së akademik Idriz Ajetit nga të gjitha hapësirat shqiptare – Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Serbia si dhe nga shtete të tjera të Europës dhe bota.
Akademik Idriz Ajeti i takon brezit të albanologëve të cilët gjuhësinë shqiptare e vendosën në themele të palëkundura dhe e kthyen në faktor bashkues e integrues të kombit.
Askujt si këtij në këtë pjesë ku shtrihet kombi shqiptar nuk i ka hije ta mbajë epitetin babë i gjuhësisë.
Që nga paslufta e Dytë Botërore, fillimisht në Beograd e pastaj në Prishtinë, ai nxori qindra gjuhëtarë e profesorë që u bënë shtylla të ruajtjes e të përparimit të gjuhës shqipe.
Është rilindas i gjallë i kombit tonë, i cili mori pjesë në të gjitha zhvillimet e gjuhësisë shqiptare të gjysmës së dytë të shekullit njëzetë.
Konferenca, pjesa e parë e të cilës do të ketë karakter ceremonial, mbahet në ambientet e ASHAK dhe fillon në orën dhjetë.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...