McConaughey: “Gold” është një “tregim i mahnitshëm amerikan” [video]

26 Janar 2017 - 21:55      

Ylli hollivuadian Matthew McConaughey thotë se filmi i ri në të cilin luan ai “Gold”, dramë kjo e inspiruar nga një ngjarje e vërtetë, është një “tregim i mahnitshëm amerikan”.

“Kenny është një ëndërrimtar i madh, një person që ëndërron, por nuk i ka punët edhe aq mirë. Ai mori përsipër kompaninë e babit të tij, e cila ishte shumë e suksesshme, por që ai e rrënon. Ai është një djalë që dehet mjaftueshëm sa për të pasur një vizion, një natë ëndërron se ka ari në këtë vend, dhe është mjaftueshëm trim që ta ndjekë ëndrrën e tij”, shprehet ai.

Ai ka thënë gjithashtu se skenarin e kishte lexuar tre vjet më parë, dhe menjëherë kishte thënë po, transmeton emisioni Express në KTV. 

“E kam lexuar skenarin 3 vjet më parë, ishte një prej atyre skenarëve që menjëherë posa ta lexoj i them po, dhe thashë me vete, duhet ta bëj këtë, duhet të jem ky djalosh Kenny Wells. Më pëlqen filmi, është një film të cilin dua të shkoj ta shikoj, një lloj trileri, një lloj drame, kam personazhin e duhur. Këtë film do të shkoj ta shikoj. Është filmi im favorit për ta shikuar”, thotë McConaughey.

"Filmi është për atë që njeriu bën për të mbajtur ëndrrën e gjallë. Krenarinë, besnikërinë. Humbësin që fiton. Dhe në këtë mënyrë është një tregim i mahnitshëm amerikan”, tregon ai.

Aktori i mirënjohur amerikan Matthew McConaughey ka bërë një tjetër transformim fizik – këtë herë ka shtuar peshë për rolin e tij të ri kinematografik.

Në filmin "Gold", McConaughey luan rolin e Kenny Wells, një biznesmen që ndjek ëndrrën amerikane, duke u munduar të zbulojë një minierë ari. Ai bëhet bashkë me një gjeolog dhe niset në një udhëtim përmes xhunglës indoneziane për të gjetur metal të çmuar. Kur misioni i tyre del të jetë i suksesshëm, një hetim për veprimet e tij mund t’ia rrezikoj planet.

Tregimi i filmit "Gold" është i inspiruar nga ngjarje të vërteta, nga ngritjet kanadeze të minierave Bre-X, në vitet e hershme të 90-ave.

Filmi është realizuar në regji të regjisorit fitues të çmimit Oscar Stephen Gaghan, i njohur për filmin e tij "Traffic", dhe në të gjithashtu luajnë edhe aktorët Bryce Dallas Howard, Edgar Ramirez dhe Corey Stoll.

"Gold" do të nisë së shfaquri nëpër kinematë amerikane më 27 janar.


 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...