Petrovci kërkon nga qytetarët 100 mijë euro për filmin që s’e mbështeti shteti [video]

26 Janar 2017 - 19:39      

100 mijë euro po synon t’i mbledhë aktori Enver Petrovci, që kompania “Ballkan Films” të bëhet bashkëprodhuese e filmit “Teuta më nuk jeton këtu”, një prodhim i shtëpive filmike të Turqisë.

Me një xhirollogari bankare të hapur në emrin e tij në ProCreditBank dhe një linjë të përshtatshme telefonike të lejuar nga PTK-ja, Petrovci po kërkon para nga qytetarët.

Aktori shprehet se kjo iniciativë, e cila, sipas tij, është ligjore, erdhi pasi filmi nuk u mbështet nga asnjë institucion shtetëror, pavarësisht premtimeve të ministrit Kujtim Shala dhe vet kryeministrit Mustafa.

Ligji për sponsorizimet dhe donacionet në fushën e kulturës, i cili u miratua në Kuvendin e Kosovës në dhjetor, lejon sponsorizimin dhe donacionet në çdo formë.

KTV-ja ka kontaktuar zëdhënësin e Ministrisë së Kulturës, Ndue Ukaj, për të këtë çështje, por ai ka kërkuar pyetjet me email dhe nuk i ka kthyer fare përgjigjet.

Skenari i Petrovcit nuk mori përkrahjen e jurisë së Qendrës Kinematografike të Kosovës në konkursin e 2015-ës.


Petrovci kërkon nga qytetarët 100 mijë euro për... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...