“PlayUK” në Prizren sjell kinematografinë britanike me dhjetë premiera

26 Janar 2017 - 11:07      

Prishtinë, 26 janar - Kinemaja “DokuKino” në Prizren do të jetë vendi ku do të shfaqen premiera të filmave britanikë në kuadër të festivalit ndërkombëtar që përfshin gjashtë vende të Ballkanit, shkruan sot Koha Ditore.

I realizuar nga “British Council” me ekipin e “DokuFestit” si partner në Kosovë, festivali ndërkombëtar i filmit britanik “PlayUK” do të hapet me premierën e “T2: Trainspotting”, një dramë britanike që gërsheton zhanret komedi e zezë dhe krim. Filmi me regji të Danny Boyle dhe skenar të John Hodge është vazhdim i filmit “Trainspotting” të vitit 1996. Ka në role kryesore kastën origjinale, përfshirë aktorët Ewan McGregor, Ewen Bremner, Jonny Lee Miller dhe Robert Carlyle. Në Britani të Madhe do të shfaqet nga data 27 e këtij muaji, derisa premierën botërore do ta ketë në shkurt dhe mars. Edhe audienca në Kosovë do të ketë rast ta shohë këtë film në kuadër të festivalit që do të mbahet midis datave 16 e 19 shkurt.

Përveç në Prizren, festivali njëkohësisht mbahet duke shfaqur dhjetë premiera filmash në Beograd, Podgoricë, Sarajevë, Shkup dhe Tiranë. Siç është shkruar në komunikatën për media të dërguar nga organizatori, kjo bëhet duke e shpërndarë ndikimin e filmave britanikë në rajonin e Ballkanit Perëndimor (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...