26 Janar 2017 - 10:04
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, në mbledhjen e fundit të ekzekutivit lokal, ka pranuar se realizimi i këtij projekti kapital ka zgjatur shumë. Paraprakisht ka kërkuar që drejtori i Kulturës, Arhim Ajazi, të raportojë se në cilin stad ka mbetur finalizimi i këtij projekti.
Ajazi ka shpjeguar se MKRS-ja ka ndarë 100 mijë euro për këtë objekt kulturor.
“Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka ndarë 100 mijë euro nga buxheti i saj për Pallatin e Kulturës në Zhur. Ata e kanë shpallur tenderin, e kanë zgjedhur fituesin dhe pritet shpejt nënshkrimi i kontratës. Pasi të përmbyllet në tërësi procedura e prokurimit parashihet të fillojë faza e fundit e punimeve dhe pastaj të përurohet”, ka thënë Ajazi (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...