Producentët e dy filmave kosovarë në “Rotterdam Lab”

26 Janar 2017 - 09:01      

Prishtinë, 26 janar - Producenti kosovar Yll Uka dhe ai amerikan Casey Cooper Johnson do të jenë pjesë e punëtorisë pesëditore “Rotterdam Lab”, e cila ka për qëllim avancimin e producentëve në zhvillim nga e gjithë bota, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo punëtori e organizuar nga festivali “International Film Festival Rotterdam” do të nisë më datën 28 të këtij muaji. Dy producentët do të bëhen pjesë e punëtorisë falë një partneriteti që ka Qendra Kinematografike me “Rotterdam Lab”. Uka prezantohet si producent i filmit të metrazhit të gjatë “Zgjoi”, nën regji të Blerta Bashollit, i mbështetur nga QKK-ja me 140 mijë euro, ndërsa Johnson me filmin “Zana” nën regji të Antoneta Kastratit, i mbështetur me 130 mijë euro.

Punëtoritë mbahen në kuadër të edicionit të 46-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit ne Rotterdam, i cili u hap të mërkurën dhe mbyllet më datën 5 të muajit shkurt. Krahas prezantimit të projekteve filmike, ky festival përmes punëtorisë mëton që të rritet çdo vit dhe të mbështesë producentët (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...