25 Janar 2017 - 15:54
Me këtë rast ai theksoi kënaqësinë që e ka edhe ai personalisht me numrin e projekteve, që sipas tij, për herë të parë në njëzet vitet e fundit ka ndodhur, por edhe me cilësinë e shumëllojshmërinë e sferave ku ata bëjnë pjesë.
Kështu, tha Behixhudin Shehapi, gjithsej janë miratuar 379 projekte, që krahasuar me vitin e kaluar, kur ishin 299 projekte, mund të themi se ka një trend të evoluimit pozitiv të filluar vite më parë dhe të vazhduar edhe këtë vit.
“Rezultati i sivjetmë është mjaft inkurajues. Prej gjithsej 370 publikimeve të mbështetura, 115 janë në gjuhën shqipe. Kthyer në përqindje, kjo është 31%. Jemi bazuar në kritere dhe kushte që dalin nga konkursi, gjithashtu kemi stimuluar autorë të rinj, që poashtu është përcaktim që del nga konkursi.
Ndërsa, sa i përket autorëve, kemi pasur kujdes për rëndësinë dhe popullaritetin e emrit të tyre. Janë mbështetur veprat e Luan Starovës, Fatmir Sylejmanit, Edibe Selimi-Osmanit, Lulzim Hazirit, Alush Kamberit, Ali Aliut, Halil Zendelit, Zeqirija Nezirit, Tahir Zajazit, Shefqet Zekollit, Sadije Alitit, Nexhat Pustinës, etj. Kemi pasur parasysh të përfshihen librat nga shtëpitë botuese anëtare të Shoqatës së Botuesve shqiptarë, Lidhjes së Botuesve Shqiptarë, botime nga ITShKSh-ja, etj.”- tha mes tjerash B. Shehapi.
Para gazetarëve u prezantuan edhe projektet tjera që janë mbështetur. Këtu bëjnë pjesë edhe shtatë revista të ndryshme, përkrahja për manifestimet letrare. Projektet nga sfera muziko-skenike, që do të thotë se do të ketë koncerte dhe manifestime tradicionale .Në aspekt të artit pamor, me ekspozita do të prezantohen para publikut shumë artistë shqiptarë si në vend ashtu edhe jashtë tij, ndërkaq në sektorin e dramës u tha se sivjet do të startojnë dy festivale të reja ne Diber dhe ne Gostivar. Teatri Shqiptar në Shkup do të jetë sivjet me tri shfaqje, Teatri i Tetovës me pesë shfaqje dhe me një festival ndërkombëtar, Qendra e Kulturës në Kumanovë me dy shfaqje në gjuhën shqipe, Qendra e Kulturës në Gostivar me një shfaqje. Njësoj edhe Qendra e Kulturës në Dibër, një shfaqje nga Qendra Teatrore e Fëmijëve në Shkup, ndërsa Qendra “Alternative” do të prezantohet me një shfaqje. Emrat e njohur të artit dramatik do të jenë prezent edhe këtë vit. Pra, nuk do të mungojnë tashmë as, Senat Abduli, as Berat Saliu, as Nehat Mehmeti, as Qazmedin Nuredini, Kastriot Abduli, as Ali Qerimi ,Sulejman Rushiti etj.
Sfera e bashkëpunimit ndërkombëtar, do të jetë sërish pjesë e programit vjetor të Ministrisë së Kulturës për vitin 2017, për të cilën. Këtu përfshihen aktivitete të shumta që kanë për qëllim promovimin e kulturës shqiptare jashtë vendit – në nivel ndërkombëtar. Disa shtëpi botuese do të marrin pjesë në panaire librash ndërkombëtare, teatrot do të prezantohen me repertorin e tyre, shoqëritë kultuore-artistike gjithashtu do të prezantohen në anë të ndryshme të botës. Artistë shqiptarë do të prezantohen edhe në Qendrën Kulturore të Maqedonisë në Nju Jork, Paris , Grac , Stamboll ,Budapest etj. Gjithashtu, u tha se intensivisht do të punohet për realizimin e projekteve nga sfera e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore. Përveç këtyre që u numëruan më lart, u tha se do të vazhdohet me konservimin e disa xhamive të vjetra në disa qytete.
“Sa u përket projekteve që janë pjesë e programit qeveritar, për këtë vit është paraparë të përfundohen dhe të lëshohen në përdorim Teatri Shqiptar në Shkup dhe Teatri dhe Biblioteka në Tetovë”- tha në fund sekretari shtetëror Behixhudin Shehapi.
Në takimin me gazetarë merrte pjesë edhe anëtari i Komisionit në veprimtarinë e dramës, Hamdi Rashidi, që si rezultat i angazhimit të tij sivjet ka shumë më shumë projekte në këtë sektor.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...