Libri i famshëm i Orwellit rikthehet në listën e bestsellerëve në Amerikë

25 Janar 2017 - 11:00      

Viti 2017 ka nisur jashtëzakonisht mirë për librin “1984” të George Orwellit, pasi është kthyer në listën e bestsellerëve.

Të martën libri i famshëm ka zënë vend në pozitën e gjashtë në listën e Amazonit për bestseller.

Pas komenteve të pasakta ose të padëshmuara të bëra nga Donald Trump dhe disa ndihmës të tij në Shtëpinë e Bardhë, lidhur me turmën që ishte mbledhur për ta përcjellë inaugurimin e tij është rritur dukshëm shitja e librit ‘1984’ nga Geroge Orwell.

Kjo për shkak se republikanët përdoren termin ‘fakte alternative’ e libri i Orwell flet për një shoqëri në të cilën faktet janë të shtrembëruara.

Termi i përdorur nga këshilltarja e tij Kellyane Conway, ‘faktet alternative’ bëri shumë njerëz që në rrjetet sociale ta krahasojnë këtë me librin.
Libri u publikua në vitin 1949. Me një parashikim për shoqërinë autoritare, libri “1984” cilësohet si njëri prej romaneve më me ndikim në shekullin XX.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...