Emocionet kadariane me “Mëngjeset në kafe Rostand” në Paris [foto]

25 Janar 2017 - 09:51      

Libri “Mëngjeset në kafe Rostand”, ka mbledhur adhuruesit e shkrimtarit të madh Ismail Kadare në Paris, të cilët, kanë pasur rastin të takohen dhe të marrin autografet nga ai, pikërisht në takimin letrar që është organizuar nga Fondacioni Aleanca Franceze, takim ky që ka pas për qëllim nderimin e figurës së Kadaresë, por edhe diskutimit mbi librin “Mëngjeset në kafe Rostand”.

Përpos parisienëve shihet që në këtë takim letrar të kenë shkuar edhe shqiptarë të cilët jetojnë në Paris, në mesin e të cilëve edhe këshilltarë, aktorë por edhe studentë.

“Frymë e mendim shqip n'Paris, sonte Parisi ishte më i hijeshuar. Ismail Kadare po prezentonte librin e tij te fundit “Matinées au Café Rostand” (mengjese ne kafe Rostand). Me dosta, dashamirë t'artit dhe t'letersise, e nderuam shqipen e fundit me dimensione boterore. Kur ma nenshkroi librin i thash se na bente te ndiheshim krenarë ne Francë. Jemi me fat qe e kemi”, ka shkruar Nezir Kraki, mbi emocionin që i ka dhuruar ky takim, ku ky i fundit është i angazhuar në politikat e jashtme të Shqipërisë.

Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë shqipe dhe gjithashtu një nga shkrimtarët më të njohur të letërsisë botërore bashkëkohore, shkruan KultPlus . Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve (në mbi 45 gjuhë të huaja), ai e ka bërë të njohur Shqipërinë në botë, me historinë dhe kulturën e saj shekullore. Rrugën e krijimtarisë letrare e nisi si poet që në vitet e gjimnazit Frymëzimet djaloshare, 1954, “Ëndërrimet”, (1957), por u bë i njohur sidomos me vëllimin Shekulli im (1961), që u pasua nga vëllimet e tjera poetike, si: Përse mendohen këto male (1964), Motive me diell (1968) dhe Koha (1976).

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...