25 Janar 2017 - 11:49
Pjesëtarët e shoqërisë civile e edhe udhëheqës të institucioneve publike në debatin e organizuar nga organizata joqeveritare “7 Arte” kanë radhitur disa arsye që të mos rrënohet objekti i ndërtuar më 1959, që konsiderohet njëri nga përfaqësuesit e arkitekturës moderne në këtë qytet, shkruan sot “Koha Ditore”.
Sipas një komunikate të “7 Arte”, iniciativa për ridestinimin e funksionit të parcelës ku gjendet ky objekt nuk duhet të konkretizohet.
“Në veçanti përfaqësuesit e institucioneve që e shfrytëzojnë këtë objekt thanë se ‘objekti është i qëndrueshëm dhe se me një renovim jo aq të kushtueshëm mund të shfrytëzohet pa ndonjë problem’, shkruhet në komunikatë. “Pjesa dërrmuese e të pranishmëve ishin unanimë që objekti si i tillë të ruhet, ani pse u diskutua për planet ekzistuese për ndërtimin e një objekti të ri për muzeun, si dhe alternativa për ndërtimin e shkollës së muzikës”, shkruhet në komunikatë për debatin e mbajtur sa i përket objektit, ku ndër të tjera - pos Muzeu të Qytetit dhe shkollës së muzikës “Tefta Tashko” - zënë vend edhe shoqata “Zëri i prindërve”, zyrat e gazetarëve dhe Emergjenca. Sipas komunikatës, Hajrullah Mustafa, drejtor i Muzeut të Qytetit, citohet të ketë ka thënë se për këtë objekt duhet të vendosin qytetarët.
“Objekti nuk mund të konsiderohet i vjetër, por as i ri. Qytetari është vlerësuesi më i mirë, sepse objekti i muzeut është objekt i qytetarëve”, citohet të ketë thënë Mustafa.
Valdete Idrizi, drejtoreshë ekzekutive e platformës “CiviKoS”, kërkesën për ruajtjen e ish-Shtëpisë së Armatës e ka arsyetuar me atë se ky objekt i takon trashëgimisë kulturore... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...