25 Janar 2017 - 10:43
Në tetor të vitit të kaluar, institucioni më i lartë kulturor në vend kishte themeluar një komision prej gjashtë anëtarëve për të shqyrtuar ankesat për konflikt interesi e shkelje ligjore gjatë përzgjedhjes së fituesve të konkursit për projekte filmike të QKK-së, shkruan sot “Koha Ditore”.
Përfaqësues të Unionit të Artistëve të Filmit të Kosovës, shoqatës “Arte 7” dhe Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës, qenë takuar edhe me ministrin e Kulturës, Kujtim Shala, për t’i kërkuar emërimin e një komisioni që do të merrej me shkeljet që ata pretendojnë se janë bërë nga udhëheqja e QKK-së. Paraprakisht, UAFK-ja dhe “Arte 7” i ishin drejtuar me ankesë me shkrim Ministrisë së Kulturës, sekretarit të këtij institucioni dhe Zyrës ligjore për të kërkuar anulimin e rregulloreve dhe konkursit të Qendrës Kinematografike të Kosovës për financim të projekteve.
Përgjigjja e MKRS-së në tetor ka qenë një komision i kryesuar nga Bislim Bislimi dhe anëtarët Valon Ibraj, Mehdi Uka, Fëllënza Zhuri-Dalladaku, Valon Kashtanjeva dhe Feim Hoxha. Raporti i këtij komisioni nuk është bërë asnjëherë publik dhe madje anëtarët ende as nuk kanë hedhur nënshkrimin në të.
Por, sipas Ndue Ukajt, shef i kabinetit të ministrit të Kulturës, Kujtim Shala, nga shqyrtimi preliminar, del që nuk ekziston asnjë nga pretendimet për shkelje ligjore... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...