25 Janar 2017 - 09:42
Në këtë mënyrë ajo ka krijuar imazhe duke përdorur sfonde intensive, me qëllimin që të reflektojë mbi sipërfaqe ose hapësirë, shkruan sot “Koha Ditore”. E shtyrë ndonjëherë nga zjarri i brendshëm, apo ndjenja e qetësisë, vijat dhe format në pikturat e saj gjejnë vend në hapësira abstrakte.
Në 33 piktura, që i ka sjellë në Kosovë, Burnaz, përveç lidhjes së saj me fenë dhe besimin në Zot, dëshmon se arti nuk njeh religjion apo racë. E lindur në Turqi dhe e rritur në Perëndim, ajo ka marrë pak nga dy kulturat për të ardhur deri te stili që praktikon sot. Pikturat e saj janë abstrakte që karakterizohen nga loja me ngjyrën dhe formën.
Vepra e saj, ani pse ka përmbajtje fetare në thelb, është moderne. Këto punime u shpalosën në muret e galerisë “Qahili”, organizuar nga instituti “Yunus Emre”. Ekspozita me titullin ”Shtegu i vërtitjes” erdhi në Prishtinë pas një udhëtimi nëpër qendra të ndryshme në botë, ku funksionon instituti turk. Kjo ekspozitë për herë të parë është hapur në Stamboll. Në fakt këto punime artistja turke i ka punuar në Vjenë.
Ajo përfundoi studimet në Universitetin e Vjenës dhe është bërë pjesë e programit “Koncept-Kulturë” në Austri në kategorinë e artit dhe të kulturës. Prej vitit 1995 jeta e saj artistike ka vijuar nga Turqia në Vjenë me teknika të ndryshme që nga lapsi, ebru, akriliku e ngjyrat e vajit në kaligrafi e artizanale të ndryshme. Burnaz, veprat e së cilës ndodhen në koleksione të shumta private brenda dhe jashtë shtetit, është anëtare e “IG Bildende Kunst” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...