25 Janar 2017 - 08:34
Përveç kategorisë për çmimin kryesor, ky mjuzikël, ndër të tjera, është nominuar edhe për regjisorin më të mirë, Damien Chazelle, aktorin dhe aktoren më të mirë, Ryan Gosling e Emma Stone, shkruan sot “Koha Ditore”. Po ashtu ka marrë edhe dy nominime në një kategori të vetme: për këngën më të mirë.
Filmat e nominuar kanë sjellë një listë me plot diversitet. Aty është edhe filmi me tetë nominime, “Moonlight” që flet për një të ri me ngjyrë nga Majami. Në garë me “La La Land” dhe “Moonlight” për çmimin kryesor janë edhe “Manchester by the Sea”, “Arrival”, “Lion”, “Fences”, “Hell or High Water”, “Hidden Figures” dhe “Hacksaw Ridge”.
Ky i fundit po ashtu mori gjashtë nominime, duke përfshirë atë për regjisorin më të mirë për Mel Gibson, duke përmbyllur kështu zyrtarisht statusin 10-vjeçar të tij si i “flakur tutje nga Hollywoodi”. Por pa dyshim se konkurrenca është e ngushtë. Gara për regjisorin më të mirë kompletohet me emra si Denis Villeneuve (“Arrival”), Barry Jenkins (“Moonlight”) dhe Kenneth Lonergan (“Manchester by the Sea”).
Ceremonia e nominimeve u përcoll edhe me befasi duke sjellë një listë me filma dhe storie të ndryshme. Kjo mund të ndikojë që pas dy vjetësh Akademia të mos kritikohet për prezencën e vetëm të të bardhëve. Derisa ceremonia e “Academy Awards” do të zërë vend më datën 26 të muajit shkurt, kosovarët nuk do të kenë emocionin e njëjtë sikur vitin e kaluar, kur filmi “Shok” hyri në histori duke u bërë filmi i parë kosovar i nominuar për çmimin “Oscar”.
Filmi “Home” i Daniel Mulloyt arriti që të hynte në garën e kualifikimeve, por dështoi të futej në listën e ngushtë të filmave të shkurtër që u bënë të ditur në fund të nëntorit të vitit të kaluar... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...