24 Janar 2017 - 12:07
Arrestimet, të shpalosura të dielën përmes një deklarate nga Ministria e Brendshme e Spanjës, u realizuan nga operacioni policor që nisi në tetorin e vitet të kaluar, udhëhequr nga hetuesit në Spanjë dhe Qipro, shkruan sot “Koha Ditore”. Rrjeti kriminal ka mbajtur vepra arti të plaçkitura nga vendet e goditura nga luftërat, si dhe vepra të vjedhura nga muzetë dhe lokacione të tjera arkeologjike.
Në qytetin jugor të Spanjës, Murcia, policia riktheu 500 artefakte arkeologjike, përfshirë edhe 19 të tilla të vjedhura nga Muzeu Arkeologjik i qytetit në vitin 2014. Në Greqi autoritetet rikthyen pjesë të një varri osman, objekte bizantine dhe imazhe të Shën Gjergjit, që datojnë nga shekulli XVIII.
Policia spanjolle po ashtu publikoi fotografi të monedhave antike, disa prej të cilave janë rikthyer falë një hetimi për shitjet online. Megjithatë, autoritetet spanjolle nuk kanë dhënë detaje për intervenimin dhe rikthimin e artefakteve dhe nuk kanë konfirmuar se ku janë bërë arrestimet.
Investigimi, me kodin “Pandora”, përfshiu hetues policorë nga 18 shtete, në mesin të cilave ishin Austria, Belgjika, Bullgaria, Bosnja, Kroacia, Qiproja, Gjermania, Italia, Malta, Holanda, Polonia, Portugalia, Rumania, Serbia, Zvicra dhe Britania e Madhe. Ky operacion u realizua me ndihmën e Interpolit dhe Europolit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...