24 Janar 2017 - 11:05
Këtë e ka bërë nëpërmjet rrjetit social Twitter si përgjigje ndaj fjalimit inaugurues të presidentit Donald Trump, shkruan rrolingstone.com transmeton sot “Koha Ditore”.
“Fjalimi i inaugurimit, në të cilin Trump na kërkoi që ta vëmë Amerikën në rend të parë, më tingëllon ngjashëm me atë që thuhej në fjalimet në Gjermaninë e viteve ’30…dhe më vonë në Rusi në vitet ‘40”, ka shkruar ai.
Hammett po ashtu e ka sulmuar premtimin që Trump e ka bërë gjatë fushatës dhe fjalët e fundit me të cilat e përmbylli fjalimin inaugurues “Bëjeni Amerikën të madhe përsëri”.
“Amerika asnjëherë s’ka pushuar së qeni e madhe. Amerika është një nga kombet më të pasura dhe më të begata në planet. Jam krenar me Amerikën”, ka shkruar Hammett në Twitter. “Të thuash që Amerika nuk është e madhe, e që ka mundësi të madhështisë, mundëson vënien e një skenari për manipulim dhe kontroll nga të tjerët - kini vëmendje njerëz” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...