24 Janar 2017 - 10:02
U vlerësua për programin inovativ. Çmimi është dhënë falë inskenimit të “Carmen” dhe “Lucia di Lammermor”, shkruan sot “Koha Ditore”. Pikërisht me këtë të fundit do të debutojë edhe sopranoja kosovare Marigona Qerkezi. Ajo do të ngjitet në skenën e kësaj shtëpie operistike në rolin kryesor, atë të Lucias, i cili karakterizohet për vështirësitë interpretuese.
Pas sukseseve nëpër teatro e skena botërore, Qerkezi thotë se po realizon ëndrrën e kamotshme me interpretimin në rolin e Lucias.
Qerkezi që nga mosha 13-vjeçare si flautiste dhe këngëtare ka fituar shumë çmime nëpër gara ndërkombëtare të muzikës. Vetëm në gara të këndimit ka fituar gjashtë çmime, në mesin e tyre vendin e parë në “Leyla Gencer Opera Competition 2015”, vendin e parë në “Concorso Lirico Internazionale Magda Oliver” dhe çmimin special në “Accademia Teatro alla Scala” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...