Foto: Koha

Komuna inicion rrënimin e ish-Shtëpisë së Armatës në Mitrovicë

24 Janar 2017 - 08:56      

Prishtinë, 24 janar - Komuna e Mitrovicës synon që ta “fshijë” edhe një shenjë identifikuese të këtij qyteti.

Tashmë janë bërë disa hapa institucionalë për rrënimin e asaj që njihet si Shtëpia e Armatës. Iniciativa komunale është duke u kundërshtuar nga shoqëria civile dhe nga njëri prej institucioneve kryesore që shfrytëzon hapësirat e këtij objekti, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndërtesa ku zënë vend Muzeu i Qytetit, shkolla e muzikës “Tefta Tashko”, shoqata e të zhdukurve “Zëri i prindërve”, “Emergjenca” edhe zyra e gazetarëve të kësaj komune, është ndërtim i vitit 1959 dhe i takon periudhës së modernizmit arkitekturor në Kosovë.

Në ditën e 17-të të këtij muaji, Komiteti për Politikë dhe Financa i Komunës së Mitrovicës, sipas njoftimit zyrtar, ka miratuar edhe pikën e rendit të ditës ku propozohej ndërrimi i destinimit të pronës ku ndodhet objekti.

Në shtator të vitit të kaluar Muzeu i Mitrovicës kishte propozuar që ky objekt të futej nën mbrojtje të shtetit si aset i trashëgimisë kulturore. Por, një gjë e tillë nuk ishte bërë. Pjesë e propozimit kishte qenë edhe një përshkrim që i është bërë ndërtesës nga arkitekti Kujtim Elezi.

Për objektin e projektuar nga Enti projektues i Beogradit, që është nënshkruar në emër të Drag Haxhiipeshiq, Elezi ka shkruar se i përket modernizmit. Sipas tij, objekti është ndërtuar për nevoja ushtarake dhe si i tillë është shfrytëzuar nga JNA-ja përderisa pas luftës edhe nga forcat paqeruajtëse të KFOR-it francez, si dhe nga TMK-ja... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...