Ekspozitë në Gjermani për artistin Gjelosh Gjokaj

23 Janar 2017 - 13:07      

Në Galerinë “Schröder” të Augsburgut është hapur ekspozita përkujtuese nga miqtë artistë të Gjelosh Gjokajt.

Bëhet e ditur se kujtime nga jeta e Gjeloshit evokuan: Oliver Kautz, kritik i artit pamorë dhe galeristi Schröder.

“Veprat e ekspozuara janë kryesisht nga koleksionet tona , miq të Gjeloshit...”, ka bërë të ditur njëri nga miqtë e Gjokajt, Halil Kçiku, i cili po ashtu ka njoftuar se kjo ekspozitë do të rri e hapur deri më 13 shkurt, shkruan KultPlus.

Kçiku njihet edhe për monografinë e shkruar për artistin Gjelosh Gjokaj “Maestro-Gjelosh Gjokaj”, libër i cili qe promovuar në vitin 2011. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...