“Një shfaqje teatri...” për absurdin e politikës në Kosovë duartrokitet në Zvicër

23 Janar 2017 - 11:00      

Portretizim absurd, i ashpër dhe i pabesueshëm i skenës politike në Kosovë – një prezantim hiperaktual dhe komik i gjendjes.

Kësisoj është vlerësuar shfaqja nga Kosova, pas tri prezantimeve që ka pasur në teatrin “Schlachthaus Theater” në Bernë të Zvicrës, shkruan sot “Koha Ditore”. Ky përshkrim është publikuar në faqen zyrtare të teatrit zviceran.

Komedia e Jeton Nezirajt, e inskenuar nën regjinë e Blerta Nezirajt, është mirëpritur nga audienca zvicerane, që ka pasur tri shanse për ta parë atë. E titulluar “Një shfaqje teatri me 4 aktorë, me disa derra, me disa lopë, me disa kuaj, me një kryeministër, me një milka e me disa inspektorë vendës e ndërkombëtarë”, shfaqja të dielën pasdite është dhënë për të fundit herë në Bernë. Paraprakisht u shfaq të premten dhe të shtunën mbrëma në teatrin që i jep hapësirë teatrit bashkëkohor, me shfaqje për të rritur, të rinj dhe fëmijë.

Dramaturgu Jeton Neziraj ka thënë se në qytetin zviceran ka pasur interesim për ta parë shfaqjen nga Kosova.

“Është dhënë tri net radhazi në Bernë dhe ka pasur interesim mjaft të madh të publikut, kryesisht zviceran. Por nuk kanë munguar as shqiptarët që jetojnë këtu”, ka thënë Neziraj.

“Reagimet e publikut kanë qenë tepër të mira”, ka shtuar ai... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...