Muzeu i ri në afërsi të Berlinit ekspozon kryeveprat e impresionizmit

23 Janar 2017 - 11:40      

Koleksionuesi i artit dhe miliarderi i softuerëve, Hasso Plattner, nuk ka dashur që ta mbajë koleksionin e artit për vete. Në vend të kësaj ai ka vendosur që t’i dhurojë qytetit të Potsdamit një muze për të shpalosur koleksionin e tij me të tjerët.

“Të blesh vepra arti në treg dhe më pas t’i shpalosësh shumë rrallë, apo më keq t’i fshehësh në një vend të sigurt, mendoj se është e tmerrshme. Nëse të tjerët nuk mund t’i shohin ato”, ka thënë Plattner, shkruan sot “Koha Ditore”. Një prej ekspozitave hapëse të Muzeut i dedikohet impresionizmit dhe titullohet “The Art of Landscape”.

Do të hapet me shumicën e veprave që janë kontribut i Plattnerit, bashkëthemeluesit të gjigantit softuerik “SAP”, dhe një prej njerëzve më të pasur në Gjermani. Ekspozita përfshin 40 vepra arti vetëm të Claude Monet, si dhe vepra të tjera nga Pierre-Auguste Renoir dhe Gustave Caillebotte.

Plattner ka koleksionuar vepra arti për dekada tashmë dhe impresionistët janë disa prej artistëve më të dashur në koleksion e tij.

“Bashkë me to vijnë edhe disa artistë parisienë dhe arti revolucionar: vetëm hije të ngjyrës, ajri dhe dielli, refleksioni mbi ujë – subjekte të cilat asnjëherë më parë nuk kanë qenë subjekte të artit –dhe asnjëherë nuk kanë qenë alegori pikturimi. Kjo më është dukur e mahnitshme”, ka thënë ai... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...