23 Janar 2017 - 09:40
AKP-ja është duke shqyrtuar këto kërkesa të kreditorëve që kanë shprehur interesim për Kinemanë ABC, shkruan sot “Koha Ditore”. Kjo agjenci ka refuzuar 39 të tilla.
Objekti banesor, i cili aktualisht shfrytëzohet si kinema, është pronë e Ndërmarrjes Publike Banesore dhe shfrytëzohet me qira nga kompania për distribuimin dhe shfaqjen e filmave “Genci”.
Statusi i ndërmarrjes që nga paslufta është ndërmarrje në pronësi shoqërore, e cila administrohet nga AKP-ja. Në fillim të vitit 2015 kjo ndërmarrje është futur nën likuidim dhe tani është formuar Autoriteti i Likuidimit, i cili administron procesin e likuidimit të kësaj ndërmarrjeje.
Sipas zyrtarit për informim në Agjencinë Kosovare të Privatizimit ,Ylli Kaloshi, kinemaja ka dy asete të identifikuara - njëri është objekti ku ka qenë ABC1 dhe tjetri është objekti në sheshin “Nëna Terezë”.
Kaloshi ka bërë të ditur se momentalisht vetëm objektet konsiderohen si asete, ndërsa kur të merret vendimi për shitje atëherë edhe do të caktohen kushtet e nevojshme... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...