23 Janar 2017 - 08:44
Në edicionin e sivjetmë të garës “Francesco Vinas”, ku morën pjesë 509 konkurrentë nga 62 shtete, Kajtazi u rendit në mesin e gjashtë më të mirëve.
Kjo garë çdo vit përzgjedh gjashtë më të mirët, derisa Kajtazi mori pikërisht këtë çmim që ka vlerën monetare prej 6 mijë eurosh, shkruan sot “Koha Ditore”. Por, gara e cila këtë vit shënoi edicionin e saj të 54-t e që organizohet nga “Gran Teatre di Liceu” në qytetin spanjoll, jep edhe shpërblime të tjera për fituesit.
“Përveç prezantimit me çmimet zyrtare, fituesit mund të marrin edhe çmime të tjera, siç është granti për studime dhe kontrata për performanca në teatro të ndryshme”, shkruhet në faqen zyrtare të “Gran Teatre di Liceu”. Kontrata të reja tashmë janë në përpilim e sipër për Kajtazin, e cila u bë pjesë e kësaj gare falë një audicioni që e ka mbajtur në kuadër të “Deutche Oper Berlin”, shtëpisë së njohur operistike, pjesë e së cilës ka qenë për tre vjet.
Për t’u bërë pjesë e kësaj gare ajo është dashur që të prezantohej me flamurin shqiptar në vend të atij kosovar. Kjo për shkak se Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...