22 Janar 2017 - 21:07
Libri me titull “How to Play the Piano” (Si të interpretoni në piano) është një vëllim i vogël e elegant që premton se me vetëm 45 minuta ushtrime në ditë, gjashtë ditë brenda javës, për gjashtë javë t’ia mundësojë kujtdo qasjen në një tastierë për të interpretuar njërën nga veprat më të dashura të J.S. Bachut, Preludin numër 1, në C major, nga “Book One of The Well-Tempered Clavier”.
Libri, siç zbulon Rhodes, ka ardhur si përgjigje ndaj memoarit të tij të vitit 2015 “Instrumental” që adresonte thyerjet e tij shkatërruese mentale dhe rolin kritik që muzika kishte luajtur në shërimin dhe rimëkëmbjen e tij, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”. Pas publikimit të këtij libri, lexues të shumtë ishin prekur shumë dhe i kishin rrëfyer atij se ishin inspiruar për t’iu kthyer vetë pianos, nga fjalët që kishte shkruar ai.
“Jam mahnitur sesa shumë njerëz kanë thënë: ‘Oh, kam interpretuar kur kam qenë fëmijë, do të doja ta riktheja, më rrëfen ai, duke përmendur një e-mail të veçantë që ia kishte nxitur idenë për librin e ri. “Mora një mesazh nga një pilot i pensionuar meksikan që ishte profesionist në një linjë aviacioni, e që më thoshte: ‘Kam luajtur në piano si fëmijë, por nuk kam interpretuar më tash 50 vjet. E kam lexuar librin ‘Instrumental’, e bleva pianon, e angazhova një mësues privat, tani ushtroj çdo ditë. Dhe dua që ti ta dish: këto janë ditët e mia më të mira’. Kjo gjë më ka prekur shumë”, thotë ai. Libri i ri i Rhodesit është në serinë e parë të “Little Book of Life Skills” të shtëpisë botuese “Quercus Books”.
“Të mësosh një instrument mund të të hapë dyer të një dimensioni të ri që shumë prej nesh kemi harruar se ekziston”, nis Rhodes kapitullin e hapjes së librit dhe nuk ka mëdyshje që ky është një apel për të lënë mënjanë teknologjinë dhe për të angazhuar gishtërinjtë dhe trurin e shpirtin në diçka që s’ka të bëjë fare me e-mailin, shkrimin e mesazheve apo rrjetet sociale.
Projekti i tij mbase ofron një shpëlarje nga toksinat e botës digjitale. Duke lexuar librin, unë fantazoja të ndizja disa qirinj në një mbrëmje, duke mbushur një gotë të madhe me verë dhe duke ngecur në ushtrimet e mia të pianos: një veprim ky që do të më ndihmonte ta përmirësoja veten dhe kujdesin për veten njëkohësisht... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...