“Manchester By the Sea”, kryevepër e trishtë

22 Janar 2017 - 19:05      

Dhimbja dhe gabimet jetësore janë tema e filmit të ri të mrekullueshëm të Kenneth Lonergan, që flet për humbjen.

Në ekran sjell aktorin Casey Affleck në rolin e Lee, i cili jeton i vetëm në Boston, punon si pastrues dhe është i mbushur me inat ndaj botës dhe vetes, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”. Lee kthehet në qytetin e tij të lindjes, pasi që vëllai i tij, Joe, vdes dhe kupton se është kujdestari ligjor i djalit të tij adoleshent, Joe.

Ky film ka të bëjë me jetën në botën reale, me dhimbje, mësime të pamësuara jetësore. Jetë pa epilog. Lee mban barrën e një tragjedie të tmerrshme, që shpjegon ikjen e tij nga vendi ku është rritur; situata e tanishme duket se i jep një figurë të një djali josimpatik i ngarkuar me përgjegjësinë e të luajturit rolin e prindit, si dhe marrëdhënien e çuditshme me të birin.

Për më tepër, gjërat nuk funksionojnë as për së afërmi me atë çfarë do të duhej. Filmi tashmë është vlerësuar si kryevepër dhe mendoj se ashtu është. “Manchester By the Sea” bart peshën e një Arthur Milleri apo Eugene O’Neill, por që e gërsheton këtë me skena komike dhe madje ka skena transicionale të stilit të Woody Allen.

Ashtu sikurse te “Seinfeld”, nuk ka përqafime apo mësime. Pas katastrofës me zjarr, Lee gati sa nuk e djeg shtëpinë, pasi që harron tiganin në furrë. Është moment brilant i horrorit të mjerë. Qyteti i lindjes Massachusetts nuk është shtypës për Lee.

Është port i dominuar nga industria e peshkimit. Nuk ka bregdet e as plazh. Është vend për të punuar. Vendi i vetëm ku Lees i kthehet buzëqeshja është anija e vëllait të tij. Kur Lee kupton se duhet të kthehet në qytet, është gati se një konfrontim i kamotshëm. Për të përdorur frazën e tij, është sikur duhet ta “mundë” këtë vend dhe atë që ka ndodhur aty... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...