22 Janar 2017 - 17:02
“The Great Wall” po troket në epokën e re të industrisë së filmit. Të dy shtetet është e paraparë që të përfitojnë në këtë situatë: Hollywoodi përfiton nga marrja e çelësit gjigant për hyrjen në tregun kinez, i dyti më i madh në botë.
Për Kinën bashkëpunimi me ShBA-në është hap shumë i rëndësishëm për t’u bërë lojtar global në industrinë e filmit, shkruan DW, transmeton “Koha Ditore”. Por lansimi i “The Great Wall” koincidon me debutimin e Donald Trumpit si president amerikan, atëherë kur edhe ai debuton në skenë si lider politik.
Në dhjetor filmi është lansuar në Kinë dhe në pjesën më ta madhe të Azisë dhe të Evropës, ndërsa në ShBA fillon të shfaqet më 17 shkurt. Retorika e Trumpit kundër Kinës – që me raste duket si shenjë paralajmëruese për një luftë tregtare – mund të vërë njolla në suksesin e filmit.
Më pas është edhe përbuzja e Trumpit për establishmentin e Hollywoodit, e parë së fundi në postimet e tij pas ceremonisë së “Golden Globes” në lidhje me përplasjen me Meryl Streep. Nuk po duket se ai do të mbështesë projektet filmike mes ShBA-së dhe Kinës, të paktën jo në një të ardhme të afërt... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...