22 Janar 2017 - 15:00
Në rastin e Edward Snowdenit, i cili i mori e pastaj i publikoi një mori të dhënash të brendshme nga Agjencia Kombëtare e Sigurisë më 2013, admiruesit e tij kanë bërë fushata për falje në minutën e fundit nga Presidenti Obama, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”.
Gazetarët që u bazuan në zbulimet e Snowdenit fituan çmimin “Pulitzer” për shërbim publik më 2014, dhe “Oscar” për dokumentarin më të mirë në vitin 2015: nga ana tjetër, shumë zyrtarë qeveritarë amerikanë mendojnë se Snowden, që tani jeton në Rusi, duhet të sillet në shtëpi dhe të persekutohet për zbulimin e informacioneve të klasifikuara.
Në vitin 2014, Edward Jay Epstein, shkrimtari veteran për çështje që lidhen me spiunazhin, kishte publikuar një artikull provokues në “Wall Street Journal”, duke propozuar një tjetër mënyrë për ta shikuar Snowdenin: si një spiun.
Epstein shkroi se një “ish-anëtar anonim i kabinetit të Presidentit Obama” i kishte rrëfyer atij se “janë vetëm tri mundësi shpjeguese për vjedhjet që kishte bërë Snowden: 1) ishte operacion spiunazhi rus, 2) Ishte operacion kinez i spiunazhit dhe 3) Ishte një veprim i përbashkët spiunazhi kinezo-rus” ... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...