22 Janar 2017 - 12:33
Ky burrë nuk është i vetmi që rri aty, në Teqenë e Madhe të Rahovecit, që i takon tarikatit Helveti. Në stole rrinë edhe të tjerë bashkëmoshatarë të tij, e të tjerë më të rinj se ai, shkruan sot “Koha Ditore”.
Të gjithë janë fanatikë kur bëhet fjalë për të ruajtur hapësirën, dhe për të moslejuar që të ndodhë çkado që paraprakisht nuk e ka miratimin e Shehut. Madje me fort dilema e me gjysmë goje dikush thotë se mund të fotografohet në oborr, ku vlera të padiskutueshme monumentale janë çezma e vjetër prej mermeri të gdhendur, me ujin që vjen me rënie të lirë nga burimi i Vrellës.
Aty është edhe një pitos, i zbuluar në tumën e Hamzagës, që daton nga parahistoria, si dhe një gur mbivarror nga mermeri, i përmasave të mëdha, ku janë të ruajtura mbishkrimet dhe ornamentet me motive florale dhe dy rozeta në reliev.
Kurrsesi nuk lejohet që të fotografohet brenda një objekti që ndodhet në fund të kompleksit e ku pushojnë trupat e disa prej familjarëve të familjes Shehu. Pa izën e shehut aktual, që nuk gjen kohë për të rrëfyer histori, nuk mund të hyhet brenda objektit... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...