Bashkëjetesa 40-vjeçare me flautin

22 Janar 2017 - 11:22      

Ishin vitet ‘70. Kishte hyrë në rrugën e muzikës fare e re. E për katër dekada, flauti është shoqëruesi i përhershëm Venera Mehmetagaj-Kajtazit.

Gjithandej nëpër botë, në skena të mëdha, prej koncerteve solistike apo e përcjellë nga orkestra të njohura e deri te prezantimi i vendit në shtete të tjera, shkruan sot “Koha Ditore”. Ishte vetëm 15-vjeçare kur për herë të parë u bë pjesë e Orkestrës Simfonike të Radiotelevizionit të Prishtinës.

Që nga ajo kohë, Mehmetagaj-Kajtazi i shtroi vetes rrugën e suksesit duke u bërë njëherësh edhe flautistja e parë në Kosovë e Shqipëri me album për flaut. U lansua në 30-vjetorin e krijimtarisë së saj. Ndërsa para një jave ajo nxori edhe albumin e dytë.

I pari, “Flauti im”, ishte përmbledhje e incizimeve që ajo i bëri me orkestra të ndryshme, ndërsa ky i fundit, me vetëm një vepër, është konvertim në formacionin e teknologjisë së sotme.

“Variacione mbi një temë popullore” e kompozitorit Feim Ibrahimi është vepra e vetme e kësaj CD-je. Por Mehmetaj-Kajtazi ka një arsye përse ka zgjedhur pikërisht këtë për të shënuar jubileun e karrierës së saj artistike... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...