22 Janar 2017 - 09:40
Një korridor jo i vogël, që pos rolit primar luan edhe atë të ateliesë e edhe të një salle ekspozuese, është i mbushur me skulptura e relieve të Adem Rusinovcit që sivjet mbush 50 vjet.
“Tranzicioni” e “Shqiptari” janë vetëm dy prej titujve të veprave që hasen aty, shkruan sot “Koha Ditore”. Njëra i shkon për shtat tjetrës. Pa “Shqiptarin” ashtu siç e ka paraqitur Rusinovci, as transicioni në punimet e këtij artisti nuk do të ishte ashtu siç është.
Vazhdimësia e dirigjimit
Një skulpturë që portretizon shqiptarin me plis të bardhë, ndodhet fort afër shkallëve që çojnë në katin tjetër të shtëpisë. I veshur me një setër të zakonshme, “Shqiptari” bart edhe mustaqe. Sytë i ka zgurdulluar. Duket sikur nuk di nga t’ia mbajë, apo është urdhëruar për një punë. Por çehren e tij e shpjegon një timon biçiklete që i është vendosur në kokë. Është tregues se shqiptari duhet të dirigjohet dhe po dirigjohet... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...