21 Janar 2017 - 16:35
Akademikët e fushave – historianët, ligjëruesit e shkencave politike, sociologët dhe shumë të tjerë – që janë munduar të ofrojnë perspektivën e tyre për fitoren e Trumpit dhe Presidencës së ardhshme, kanë theksuar në përgjithësi më shumë këtë të dytën, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ata mundohen të identifikojnë fenomenin kryesor të zgjedhjeve të vitit 2016 si “populizëm” – një kryengritje zemëruese kundër elitave, të cilave u referohen me shpjegime të ndryshimit shoqëror dhe kushteve kulturore.
Një numër i madh amerikanësh të bardhë, me gjendje të luhatshme ekonomike, kanë shprehur drojë ndaj të huajve. Studiuesve ua ha mendja se Trumpi ia ka dalë me sukses t’i mobilizojë anëtarët e këtij grupi, por më shumë i kushtojnë kohë analizave të fenomenit shoqëror se vetë Trumpit.
Populizmi
Por energjia shpjeguese e populizmit duhet të përqendrohet te shpjegimi i zgjedhjeve e jo te parashikimet për hapat e ardhshëm. Megjithëse forcat e papërcaktuara mund të kenë ndikuar në ngritjen e Trumpit, vetë presidenti i ri i reziston analizës si forcë e papërcaktuar dhe e parashikueshme.
Kështu, tani që Trumpi ka marrë mandatin për ta ribërë ShBA-në, ai mund t’i detyrojë studiuesit dhe historianët të shikojnë përtej mjeteve të tyre analitike me qëllim që të shpjegojnë presidencën e tij... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...