Bienalja e Venecias, edukimi dhe mundësitë për të rinjtë - prioritetet e drejtoreshës Agani

21 Janar 2017 - 14:13      

Drejtoresha e Galerisë Kombëtare të Kosovës Arta Agani, në emisionin “SOT” në Kohavision, ka shpalosur detajet e programit të vitit 2017.

Agani ka treguar se si e ka gjetur këtë institucion dhe cilat kanë qenë prioritetet e saj në 6 muajt e parë që prej fillimit të punës si drejtuese e këtij institucioni.

Ajo ka treguar se si u zëvendësua aktiviteti për krijuesit e rinj “Artistët e së Nesërmes”, që ka qenë pjesë e këtij institucioni me një konkurs të ngjashëm për gjeneratat e reja “Artistët e Rinj”.

Agani po ashtu ka treguar se deri ku kanë arritur përgatitjet për përfaqësimin e Kosovës në Bienalen e Venecies, e cila këtë vit prezantohet me artistin e njohur Sislej Xhafa.

Bashkëpunimi me Shqipërinë gjithashtu do të intensifikohet duke zgjeruar edhe formën e tij.

Një rëndësi të veçantë Agani ka thënë se do t’i kushtojë edhe edukimit të të rinjve, si program i cili sipas saj, ka kohë që i ka munguar Galerisë.

Për këto dhe të tjera ndiqeni intervistën e plotë në linkun e mëposhtëm.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...